VIDEO - Gjendja me refugjatë në kufirin Ukrainë-Poloni
BKT
Lajme

VIDEO - Gjendja me refugjatë në kufirin Ukrainë-Poloni

RTKlive

Situata e tanishme me refugjatë në kufirin Ukrainë-Poloni është e jashtëzakonshme.

Gazetarja e RTK-së, Majlinda Aliu e cila ndodhet në kufirin Poloni-Ukrainë, ka raportuar rreth gjendjes me refugjatët që arrijnë nga Ukraina në Poloni, e që sipas saj, është e jashtëzakonshme.

“Po shihen autobusët që janë të mbushur me refugjatë e të cilët po vijnë nga Ukraina në drejtim të Polonisë”, tha Aliu për RTK e cila gjendet në pikën kufitare mes Polonisë dhe Ukrainës, Medyka.

Ajo bëri me dije se këta refugjatë që po vijnë në Poloni janë nga Ukraina, por edhe vendeve të tjera të cilët gjatë kësaj kohe kur ka filluar konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës kanë qëlluar të jenë në zonën e konfliktit.

Aliu, tha se ka biseduar me disa nga refugjatët, e të cilët i kanë thënë asaj se gjendja është shumë e rëndë në Ukrainë në këtë kohë nga sulmet ruse.No description available.

Për më shumë klikoni në video:

 


MË SHUME NGA Lajme