Pesë viktima nga COVID-19 sot në Shqipëri
BKT
Shqipëri

Pesë viktima nga COVID-19 sot në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se pesë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri, në 24 orët e fundit.

Nga 1.273 testime të kryera, 36 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, ndërsa 313 të tjerë janë shëruar.

Aktualisht në spitalet COVID-19 po marrin trajtim 51 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar.

Janë kryer 1.273 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 36 qytetarë: 16 në Tiranë, 3 në Mirditë, Gjirokastër, 2 në Durrës, Lushnje, Vlorë, Delvinë, 1 në Pukë, Kukës, Fier, Mallakastër, Pogradec, Gramsh.
Janë 2.506 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 51 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka pesë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Saranda 63 vjeç, një qytetar nga Berati 67 vjeç, një qytetar nga Durrësi 68 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 72-78 vjeç.

Janë shëruar 313 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 265.588 që nga fillimi i epidemisë.

Që nga shpërthimi i pandemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 271.563 raste pozitive, prej tyre 265.588 janë shëruar, 2.506 raste janë aktive, ndërsa betejë me sëmundjen infektive e kanë humbur 3.469 pacientë.


MË SHUME NGA Shqipëri