19:16 / 28.02.2022
UEFA e FIFA përjashtojnë Rusinë nga të gjitha garat
Dy shtëpitë më të mëdha të futbollit FIFA dhe UEFA, kanë marrë vendim për përjashtimin e Rusisë dhe të gjitha klubet e këtij vendi nga garat ndërkombëtare.
Ky vendim është marrë pas konfliktit të fundit ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës. Vendimi erdhi pas një takimi të përbashkët ndërmjet Byros së Këshillit të FIFA së dhe Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së. "Futbolli është i bashkuar në këto momente dje solidarizohet me të gjithë të afektuarit nga kjo situatë në Ukrainë. Ne shpresojmë që situata të normalizohet dhe futbolli të kthehet në ngjarje të bashkimit dhe paqes ndërmjet popujve", thuhet në njoftimin e përbashkët të FIFA-së dhe UEFA-së.























