Osmani për TRT: NATO ta përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për televizionin turk, ka thënë se NATO duhet ta përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Kosovës dhe Bosnjës pas invazionit të Rusisë në Ukrainë.
Presidentja Osmani ka folur edhe për ndikimin që zhvillimet në Ukrainë do të kenë Ballkan, teksa theksoi derisa disa arsye për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
‘’Përshpejtimi i anëtarësimit në NATO është i nevojshëm për të garantuar paqen dhe stabilitetin, jo vetëm në Kosovë, por në përgjithësi në Ballkanin Perëndimor’’, ka thënë Osmani në intervistën e dhënë për TRT World.
Ajo po ashtu foli edhe për aspiratat e Kosovës në BE, dialogun Kosovë-Serbi, si dhe për krizën e refugjatëve pas luftës në Ukrainë.
Presidentja Osmani tha se Kosova do t’ua hapë dyert refugjatëve ukrainas, nëse ata do të kërkojnë të vijnë në vendin tonë.























