​Tri viktima nga COVID-19 sot në Shqipëri
BKT
Shqipëri

​Tri viktima nga COVID-19 sot në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 2.030 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID 139 qytetarë, ndërsa tre persona kanë ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes infektive, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë - 49. Janë 2.211 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 8 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tri humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Korça 67-vjeç, një qytetar nga Tirana 70-vjeç, një qytetar nga Vlora 84-vjeç.

Janë shëruar 431 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 266.019.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 271.702 raste, 266.019 janë shëruar, 2.211 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.472 pacientë.


MË SHUME NGA Shqipëri