Miskyi e konfirmon për RTK: Rusët shkatërruan kullën e televizionit publik
Forcat ruse e kanë shkatërruar sot kullën e transmetimit të televizionit publik ukrainas në Kiev. Kjo ka bërë që sinjali i transmetuesit publik dhe disa televizioneve tjera të ndërpriten për disa orë.
Sekretari i Bordit të trasmetuesit publik të Ukrainës, Vadym Miskyi në një intervistë ekskluzive për RTK-në ka konfirmuar se raketat ruse e kanë goditur kullën e transmetuesit publik.
"Raketat kanë goditur sot kullën e transmetuesit publik duke shkatërruar sinjalet e të gjitha televizioneve dhe radiostacioneve në Kiev, por dhomat e lajmeve janë në një vend tjetër, në vende të ndryshme në Ukrainë. Janë të paktën pesë persona të vrarë, në mesin e punëtorëve të kullës. Gjatë këtij sulmi ishte një familje që u godit nga shkatërrimet më të tmerrshme sepse ishin të gjithë së bashku. Po ashtu, përveç shkatërrimeve kemi humbur githashtu trasnmetimin e radios kryesore", ka theksuar Miskyi.
Ai ka theksuar se ndërhyrja e Rusisë dhe veprimet e presidentin Putin është e ngjashme me mënyrën e fillimit të Luftës së Dytë Botërore.
"Ajo që po ndodh në Ukrainë është e ngjashme me mënyrën se si janë shkaktuar shumë vrasje gjatë Luftës së Dytë dhe me mënyrën se si kanë vepruar nazistët gjatë asaj kohe", ka shtuar ai.
Përkundër luftimeve të ashpra dhe vështirësive të gazetarëve ukrainas, Miskyi ka thënë se njerzit në Ukrainë e kanë qasjen në informacionin e besueshëm në shumicën e televizioneve.























