Themelimi i Fondit për Siguri, vjen reagimi i Haradinajt
BKT
Lajme

Themelimi i Fondit për Siguri, vjen reagimi i Haradinajt

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka mbështetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për themelimit të Fondit të Sigurisë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se agresioni rus në Ukrainë dhe pozicionimi i qartë i Serbisë krahas Putinit dhe Rusisë, është kërcënim serioz për sigurinë në Ballkan, veçanërisht në Kosovë.

“Kjo situatë kërkon veprim të shpejtë, vendime efikase, të nevojshme e të përgjegjshme të të gjitha institucioneve të vendit. Besoj që ky vendim i qeverisë duhet të shndërrohet edhe në Ligj i cili do të votohej në Kuvend. Për çështje të sigurisë, Aleanca gjithnjë është e rreshtuar aty ku është interesi nacional”, ka shkruar ai.


MË SHUME NGA Lajme