Botafogo i bindur se do të transferojë Cavanin
BKT
Sport

Botafogo i bindur se do të transferojë Cavanin

Klubi Botafogos insiston që gjatë kësaj verë, ta transferojë sulmuesin e Manchester Unitedit, Edinson Cavanin.

Sipas medieve të huaja, Presidenti i Botafogos, John Textor është i bindur se do të nënshkruajë me reprezentuesin e Urugait, transmeton RTKLive.com.

Cavani në fund të këtij sezoni, do ta mbyll kontratën me ‘Djajtë e Kuq’, dhe duket se lojtari është i vendosur të largohet nga ‘Old Traffordi’.

Cavani raportohet se preferon rikthimin në Amerikën e Jugut këtë verë.

Gjithashtu Cavani prej kohësh është i lidhur me transferimin tek Barcelona, por sipas të gjitha gjasave, lojtari dëshiron kalimin tek Botafogo. /RTKLive/