‘Djajtë e Kuq’ do të përballen me konkurrencë të fortë për Palhinha-n
Manchester United raportohet se do të përballet me një konkurrencë të fortë për mesfushorin e Sporting CP, Joao Palhinha.
Palhinha është duke bërë një sezon të madh me skuadrën portugez, duke ndezur interesimin e top-klubeve evropiane, transmeton RTKLive.com.
Sipas medieve angleze, Manchester United prej kohësh është duke e monitoruar lojtarin, të cilin synon që në afatin kalimtar të verës ta sjellë në ‘Old Trafford’.
Por, mësohet se ky transferim nuk do të jetë aspak i lehtë për ‘Djajtë e Kuq’, sepse lojtari është duke u kërkuar edhe nga Tottenham Hotspur, Newcastle United dhe Atlético Madrid.
United mesfushorin Palhinha e sheh pasues të veteranit Nemanja Matic.
Lojtari me Sportingu ka kontratë deri në verën e vitit 2026 dhe kartoni i tij kap shifrën 30 milionë euro. /RTKLive/























