19:27 / 02.03.2022
Kim: SHBA krenare që ka qenë bashkëpenëmbajtëse me Shqipërinë për Ukrainën
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim e ka cilësuar historike votimin e rezolutës SHBA-Shqipëri në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Kim nënvizon se më shumë se 2/3 e vendeve anëtare votuan në favor të rezolutës.
Ambasadorja thekson se SHBA është krenare që ka qenë bashkëpenëmbajtëse me Shqipërinë në këtë rezolutë.
“HISTORIKE. Më shumë se 2/3 e vendeve anëtare të OKB-së votuan në favor të rezolutës që denoncon agresionin e Rusisë kundër Ukrainës. SHBA është krenare që ka qenë bashkëpenëmbajtëse me Shqipërinë në këtë rezolutë”, deklaroi Kim. /ATSH























