Dy të vdekur nga COVID-19 sot në Shqipëri
BKT
Shqipëri

Dy të vdekur nga COVID-19 sot në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 95 raste të reja me koronavirus nga 1.289 testime dhe dy persona të vdekur.

Më së shumti raste janë regjistruar në Tiranë- 37. Janë 1.747 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Tirana 64-vjeç dhe një qytetar nga Shkodra 84-vjeç.

Janë shëruar 396 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 266.697.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 271.920 raste, 266.697 janë shëruar, 1.747 janë aktive, ndërsa 3.476 pacientë kanë humbur jetën.


MË SHUME NGA Shqipëri