Gerrard-i gati të godas Milanin dhe Atletico Madridin
BKT
Sport

Gerrard-i gati të godas Milanin dhe Atletico Madridin

Trajneri i Aston Villas, Steven Gerrard dëshiron ta forcojë akoma edhe më shumë grupin e tij me disa transferime të reja.

Transferimet e janarit kanë rritur ndjeshëm nivelin e ekipit dhe tashmë trajneri anglez i ka kërkuar klubit të bëhen gati për merkaton e verës.

Sipas “The Express”, Gerrard ka piketuar mesfushorin Kessie dhe sulmuesin Luis Suarez.

Lojtarit të Milanit i skadon në verë kontrata por konkurrenca për shërbimet e tij do të jetë e vështirë pasi Barcelona është favorite për të transferuar atë.

Nga ana tjetër, Luis Suarez ka mardhënie të mira me Gerrard pasi dikur luanin së bashku te Liverpool.