Top-klubet evropiane pas yllit të Napolit
BKT
Sport

Top-klubet evropiane pas yllit të Napolit

Dy klubet e mëdha të Premier League-s, Arsenal dhe Manchester United janë të interesuara për yllin e Napolit, Fabian Ruiz.

Mediat italiane të premten shkruajnë se Ruiz është synim i ‘Topçinjve’ dhe ‘Djajve të Kuq’ për afatin kalimtar të verës.

Ruiz është duke bërë një sezon të madh me ‘napolitanët’ duke ndezur interesimin e top-klubeve evropiane.

Krerët e Arsenalit dhe Unitedit tashmë janë duke u përgatitur që të nisin negociatat me Napolin për transferimin e mundshëm te Ruiz.

Ndryshe, 25-vjeçari kërkohet edhe dy klubet më të mëdha në Spanjë, Barcelona dhe Real Madrid. /F.Bytyqi/