Superliga e Shqipërisë, zhvillohet sot derbi i kryeqytetit
Sot me fillim nga ora 19:45 në stadiumin “Air Albania” do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Tiranës dhe Partizanit, e vlefshme kjo për xhiron e 24 të Superligës së Shqipërisë.
Të dy skuadrat rikthehen nga fitoret në xhiron e tyre të fundit, ku Tirana e mposhti me rezultat solid 2:0 Teutën, kurse Partizani e shkatërroi me rezultat 5:0 Kukësin, përcjell KosovaPress.
Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë plot 19 pikë në tabelë, ku Tirana zë vendin e parë me 52 pikë, krahas Partizanit që renditet në vendin e pestë me 33 pikë.
Historikisht, rivaliteti mes Tiranës dhe Partizanit përcillet nga shumë tifozë shqiptar, pasi që është derbi më i madh i kryeqytetit të Shqipërisë.
Ndërkaq, në të gjitha garat të dy këto skuadra janë takuar plot 191 herë, ku 76 fitore ka regjistruar Partizani krahas 57 të Tiranës, kurse 58 herë janë ndarë me barazim.
19:45 Tirana – Partizani (Stadiumi Air Albania)























