15:06 / 06.03.2022
Një i vdekur dhe 46 raste të reja me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 190 doza të vaksinës kundër COVID-19, derisa që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.815.707 doza të vaksinës.
Sipas njoftimit, deri më sot 817.253 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Kurse, janë dhënë 98.150 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
“Nga 1.519 testime, 46 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 187 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.371. Në total numri i rasteve aktive është 1.136”, thuhet në njoftim.























