Forma e mirë e Coutinhos kënaq Barcelonën
BKT
Sport

Forma e mirë e Coutinhos kënaq Barcelonën

Klubi spanjoll, Barcelona raportohet se është e lumtur që Philippe Coutinho ka rigjetur formën e tij më të mirë tek Aston Villa.

Braziliani në muajin janar iu bashkua Aston Villas në formë huazimi.

Coutinho nën drejtimin e Steven Gerrard, tashmë ka gjetur formën e tij të mirë, transmeton RTKLive.com.

Sipas medieve spanjolle, Barcelona është e kënaqur me formën e mirë te brazilianit pasi që performanca e mirë e Coutinhos do ta bind Aston Villan të aktivizojë opsionin prej 40 milionë euro për ta blerë kartonin e plotë të lojtarit.

Kjo do të thotë se Barça do të heqë pagat e Coutinho-s dhe gjithashtu një tarifë e madh e parave do të zbrazët të arkat e klubit katalunas. /RTKLive/