Ora e parë e mësimit sot i kushtohet Epopesë së UÇK-së
Pasi që jemi në shënimin e ditëve të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në të gjitha shkollat sot ora e parë e mësimit do tu kushtohet Epopesë, gjejgësisht familjes Jasharaj të cilët përplotë tri ditë kanë dhënë çdo nga vetja duke sakrifikuar tërë familjen e tyre në krye me kryekomandatin Adem Jashari vetëm e vetëm që Kosova të jetë shtet i pavarur dhe të ketë lirinë që po e gëzojmë sot.
Pra, ora e parë mësimore do të jetë orë historie për të përkujtuar këto tri ditë të luftës që janë bërë në Prekaz nga famailja Jasharaj. Por gjithashtu do të kujtohen edhe të gjithë ata që kanë kontribuar dhe kanë dhënë jetën e tyre për pavarësinë e Kosovës.
Pra, në të gjitha shkollat në Ferizaj, por edhe në komunat tjera në gjithë Kosovën ora e parë do të jetë orë historie, për të përkujtuar të rënët.
Gjithashtu duhet theksuar për nder të ditëve të Epopesë së UÇK-së, pothuajse në të gjitha komunat për rreth Ferizajt do të thotë Kaçanik, Han të Elezit, Shtime dhe Ferizaj janë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe janë vizituar të gjitha lapidarët , bustet dhe monumentet e tjera për të shënuar dhe për të përkujtuar Epopenë. Edhe sonte do të jenë aktiv dhe jë pjesë e tyre do të jenë edhe në Prekaz./P.Gashi/























