12:11 / 07.03.2022
Mata, një tjetër lojtar që do të largohet nga Unitedi
Juan Mata është një tjetër lojtar i Manchester Unitedit që pritet të largohet nga ‘Old Traffordi’ gjatë kësaj verë.
Sipas mediave britanike, spanjolli dhe ‘Djajtë e Kuq’ do të ndajnë rrugët në fund të këtij sezoni, transmeton RTKLive.com.
Mata nuk ka pasur minutazh të madhe këtë sezon të garave me Unitedin, dhe thuhet se largimi i tij nga skuadra angleze është i pashmangshëm.
Spanjolli mësohet se është i lidhur me rikthimin në vendlindje, ku ai po vëzhgohet nga disa klube të La Ligës.
Siç raportohet, agjenti i lojtarit tashmë është në kontakt me disa klube spanjolle për të vendosur të ardhmen e Mata-s. /F.B/























