Lazio në ndjekje të Kepa-s
BKT
Sport

Lazio në ndjekje të Kepa-s

Klubi italian, Lazio raportohet se është i interesuar për portierin e Chelseat, Kepa Arrizabalaga.

Mediat italiane të hënën shkruajnë se ‘lacialët’ synojnë ta blejnë ‘gardianin’ e londinezëve, transmeton RTKLive.com.

Skuadra italiane thuhet se mund ta transferojnë Kepa-n vetëm në formë huazimi dhe gjithashtu që Chelsea të mbulon 50 përqind të pagës së lojtarit.

Kepa është i gatshëm të transferohet në një klub tjetër ku do të mund të luajë rregullisht në mënyrë që të jetë në formën sa më të mirë për Kupën e Botës me Spanjën.

Spanjolli këtë sezon të garave, shumicën e ndeshjeve ka qenë rezerve e Edouard Mendy.

Lazio duket se do të jetë destinacioni i tij, edhe pse ai po vëzhgohet edhe nga disa klube spanjolle. /F.B/