Përfundon numërimi, shpallet fituesi në bashkinë e tretë
BKT
Shqipëri

Përfundon numërimi, shpallet fituesi në bashkinë e tretë

Ka përfunduar numërimi në Bashkinë e Lushnjes. Eriselda Sefa nga radhët e Partisë Socialiste ka marrë mbi 58% të votave, duke fituar kështu garën për këtë bashki.

Pas Vorës dhe Rrogozhinës kjo është bashkia e tretë që merret nga socialistët.

Në vendin e dytë është renditur Elton Bano i “shtëpisë së Lirisë” me mbi 30% të votave.

Ndërsa Indrit Sefa i Partisë Demokratike ka marrë rreth 11% të votave.


MË SHUME NGA Shqipëri