Reali dhe City po bëjnë garë të zjarrtë për Haaland-in
BKT
Sport

Reali dhe City po bëjnë garë të zjarrtë për Haaland-in

Dy gjigantët evropiane, Real Madrid dhe Manchester City raportohet se janë duke bërë garë të ashpër për transferimin e yllit të Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Mediat britanike të hënën shkruajnë se ‘Los Blancos’ dhe ‘Qytetarët’ janë hedhur fuqishëm në sulm për sulmuesin norvegjez, transmeton RTKLive.com.

Haaland prej kohësh është cak i top-klubeve evropiane përfshirë edhe Barcelonën.

Norvegjezi është një nga lojtarët më të kërkuar në planet, por siç raportohet, Real dhe City janë dy klubet më serioze në garën për ta blerë norvegjezin.

“Beteja për nënshkrimin e Erling Haaland është duke u zhvilluar drejtpërdrejtë mes Real Madridit dhe Manchester Cityt”, shkruajnë mediat në ishull. /F.B/