Zelensky bën thirrje për bojkot të naftës ruse
BKT
Lajme

Zelensky bën thirrje për bojkot të naftës ruse

Kreu i Ukrainës ka bërë thirrje për "bojkot të eksporteve ruse, në veçanti furnizimit me naftë ".

Presidenti ukrainas, Volodymy  Zelensky po bën thirrje për më shumë sanksione kundër Rusisë, dhe bllokimin e eksportit të naftës ruse.

Duke folur në konferencën  ditore, Zelensky  ka thënë sot se pushtimi i vazhdueshëm tregon se "Rusia nuk  e ka ndërmend të braktis synimet e saj kundër Ukrainës" .

Ai ka shtuar se  ka shumë nevojë  " për një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë".

Zelensky bën thirrje për "bojkot të eksporteve ruse, në veçanti furnizimit me naftë dhe produkte të tjera nga Rusia".

Presidenti ukrainas theksoi se këto masa më të ashpra “mund të quhen embargo, ose thjeshtë moral”.

 


MË SHUME NGA Lajme