15:25 / 07.03.2022
A do të rinovojë kontratën Strakosha me Lazion?
Thomas Strakosha mund të qëndrojë me Lazion. Biancocelestët janë në kërkim të një portieri, por shqiptari mund të rinovojë nëse Sarri i jep disa garanci të tjera.
Strakosha i ka bërë kërkesë klubit për një periudhë trevjeçare prej 2 milionë euro në sezon dhe 2,5 milion euro bonuse nënshkrimi.
Reina i ka zënë disa herë vendin e titullarit, dhe para disa muajsh Strakosha kërkonte largimin.























