Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Për aktivitetin “marshojmë s’festojmë, do të ketë lidhje të drejtpërdrejt.
Kurse Albana Rama themeluese e kompanisë “The Rainforest”, flet për modelin e një gruaje të suksesshme në diasporë.
Mysafire tjetër do të jetë Nita Shala zëvendësministre e Drejtësisë.
Për herë të parë, 50 % të drejtorive udhëhiqen nga gratë. Për të folur për këtë e ftuar është Dr. Agreta Gecaj- Gashi, kryetare e Bordit të SHSKUK-së.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























