07:06 / 08.03.2022
Ministri Latifi raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike sot do të mbajë mbledhje.
Në këtë mbledhje do të raportojë Ministri i Shëndetësisë z.Rifat Latifi. “Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i Raportit të auditimit të performances” Furnizimi me barëra dhe materiale shëndetësore për t’iu përgjigjur nevojave të pacientëve me COVID-19 dhe shqyrtimi i Raportit të auditimit të performances “Optimizimi i resurseve njerëzore dhe pajisjeve teknike mjekësore për t’iu përgjigjur nevojave të pacientëve me COVID-19””, njofton Kuvendi i Kosovës.























