Një i vdekur e 32 raste të reja me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 868 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 463 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.816.266 doza të vaksinës", thuhet në njoftimin e MSH-së
Deri më sot 817.578 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, gjithashtu janë dhënë 98.286 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 868 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 188 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.696, njofton MSH-ja.
Bëhet e ditur se në total numri i rasteve aktive është 864./RTKlive
























