Ndeshja Skoci-Ukrainë pritet të shtyhet
BKT
Sport

Ndeshja Skoci-Ukrainë pritet të shtyhet

Ndeshja ndërmjet Skocisë dhe Ukrainës, e vlefshme për `play-off`-in e Botërorit që do të luhet në Katar do të shtyhet.

Dy ekipet kombëtare duhej të përballeshin më 24 mars në Glasgow në Hampden Park, por Ukraina i ka kërkuar FIFA-s që të shtyjë ndeshjen për shkak të pushtimit që ka nisur Rusia.

Për pasojë do të shtyhet edhe finalja kundër Uellsit dhe Austrisë. Palët kërkojnë një datë të re për sfidën dhe qershori koha kur Liga e Kombeve rikthehet në fushë, duket të jetë opsioni më i mundshëm, raportojnë mediat ndërkombëtare.