Osmani akuzon Putin për përpjekje për gjenocid në Ukrainë
Presidentja e Kosovës ka thënë se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është një "shembull për mbarë botën".
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putinin, për përpjekje për të kryer gjenocid në Ukrainë.
Në një intervistë për HuffingtonPost, Osmani ka thënë se deklaratat e presidentit rus për "denazifikimin" e fqinjit të tij, Ukrainës tregojnë një synim "për të shkatërruar tërësisht ose pjesërisht popullin e Ukrainës".
Osmani ka thënë se ësht shqetësuese për të gjithë njerëzit në Kosovë të shohin imazhe të luftës në Ukrainën që sjellin shumë kujtime personale.
“Ajo që ne shohim në Ukrainë është shumë e ngjashme – gra që dhunohen, fëmijë dhe civilë të tjerë që vriten, njerëz të detyruar të lënë shtëpitë e tyre – është absolutisht e dhimbshme”, ka thënë Osmani.























