Monchi e pëlqen Isco-n, por...
BKT
Sport

Monchi e pëlqen Isco-n, por...

Shefi i Sevillas, Monchi e pranon se ai dhe trajneri Julen Lopetegui e admirojnë mesfushorin e Real Madridit, Isco-n.

Mesfushori spanjoll duket se në fund të këtij sezoni, do të ndajë rrugët me ‘Mbretërit’.

Sipas mediave spanjolle, Sevilla është futur seriozisht në garë për Isco-n, transmeton RTKLive.com.

Monchi thotë se spanjolli është lojtar i mirë, por sipas tij, trajneri Lopetegui nuk ka thënë se e dëshiron Isco-n në skuadër.

“Nuk e kam dëgjuar Julen të thotë se e do Iscon. Ai ka thënë se është lojtar i mirë. Dhe nëse më pyesni mua, edhe unë them se ai është një lojtar i mirë”, tha Monchi për mediat spanjolle.

“Lopetegui e pëlqen Isco-n. Edhe unë po ashtu, por nuk ka asgjë”, theksoi i pari i klubit të Sevillas. /F.B/