Mehaj: Kosova lidh marrëveshje në fushën e sigurisë me Turqinë dhe Poloninë
BKT
Lajme

Mehaj: Kosova lidh marrëveshje në fushën e sigurisë me Turqinë dhe Poloninë

Ministri i Mbrojtjes, Armen Mehaj, ka thënë se Kosova gjatë ditës ka marr dy vendime të rëndësishme sa i përket fushës së sigurisë.

Bëhet fjalë për miratimin e nismës për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes për “Statusin e Forcave”, ndërmjet Kosovës e Turqisë si dhe nismën për lidhjen e marrëveshjes teknike mes Kosovës e Polonisë.

“Përveç tjerash, për këto vendime shumë të rëndësishme diskutuam edhe në takimin e sotëm me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook.

Ja postimi i plotë: 

Edhe dy vendime tona të rëndësishme.

Sot, miratuam nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes për “Statusin e Forcave” (SOFA) ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, si dhe nismën për lidhjen e marrëveshjes teknike në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Polonisë.

Përveç tjerash, për këto vendime shumë të rëndësishme diskutuam edhe në takimin e sotëm me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar.

Vazhdojmë me sukseset e shumta të radhës!

/RTKlive

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe njerëz në këmbë

 


MË SHUME NGA Lajme