19:29 / 09.03.2022
Plagoset një person në Shkodër
Një person është qëlluar në orët e mbrëmjes me armë zjarri në lagjen Dobrac të Shkodrës.
Sipas informacioneve paraprake, është plagosur qytetari Admir Bajri, gjendja shëndetësore e të cilit nuk dihet.
Burime për Top Channel thanë se ndaj tij është qëlluar disa herë me armë zjarri, ndërkohë që ai po lëvizje me një veturë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ende nuk dihet motivet e këtij rasti.























