Kryetarët e komunave ukrainase kërkojnë ndihmë për banorët
BKT
Lajme

Kryetarët e komunave ukrainase kërkojnë ndihmë për banorët

1170 civilë janë vrarë nga forcat ruse rrugëve të qytetit Mariupol në Ukrainë. Vetëm të mërkurën janë varrosur njëherësh 47 viktima civile.

Rreth tre mijë foshnje kanë mbetur pa ushqim. Këto të dhëna u paraqiten nga kryetarët e 13 komunave dhe rajoneve të Ukrainës në një konferencë online me media ndërkombëtare, mes së cilave ishte edhe RTK.

Gjatë kësaj konference ata thanë se civilët kanë nevojë për çdo ndihmë. Ata kërkuan sërish bllokim të hapësirës ajrore ukrainase që avionët rus të mos bombardojnë vendin.

 

 


MË SHUME NGA Lajme