​Moratti thotë se Interit i mungoi guximi kundër Liverpoolit
BKT
Sport

​Moratti thotë se Interit i mungoi guximi kundër Liverpoolit

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, nuk u impresionua nga fitorja 1-0 në Ligën e Kampionëve të Interit ndaj Liverpoolit.

Rezultati i ndeshjes së dytë ishte 1-0 në “Anfield Road” falë një goli të Lautaro Martinez, por “Neroazzurrët” prapë se prapë u eliminuan pasi kishin humbur me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë. Skuada e Simone Inzaghit mori duartrokitje për performancën dhe fitoren e tyre, por Moratti ndiente se ata meritonin më shumë. "Ne e lëshuam këtë mundësi, sepse me pak më shumë guxim në fund ndoshta mund të kishim bërë diçka më shumë," u tha Moratti gazetarëve në një ngjarje bamirësie. Inzaghi u kritikua për zëvendësimet e tij pasi Alexis Sanchez u përjashtua dhe ekipi i tij u reduktua në 10 lojtarë, duke inkuadruar vetëm Joaquin Correan në vend të Lautaro Martinez. Edin Dzeko, Robin Gosens dhe Felipe Caicedo mbetën të gjithë në stol gjatë gjithë ndeshjes.