Osmani: Mbështetja e SHBA-së qenësore në thellimin e raporteve me NATO-n
BKT
Lajme

Osmani: Mbështetja e SHBA-së qenësore në thellimin e raporteve me NATO-n

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur të enjten në takim të rregullt ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier

Në takim është diskutuar për zhvillimet në vend, rajon dhe më gjerë dhe për ndikimet në ekonomi dhe në fushën e sigurisë nga lufta në Ukrainë.

Sipas njoftimit, Osmani kërkoi mbështetjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në adresimin e pasojave ekonomike nga ngritja e çmimeve të produkteve ushqimore bazë në Kosovë.

"Ajo gjithashtu potencoi se mbështetja e Shteteve të Bashkuara është qenësore për thellimin e raporteve dhe bashkëpunimit me NATO-n duke marrë parasysh synimin legjitim të Republikës së Kosovës për të qenë pjesë e Aleancës Veri-Atlantike, programit të Partneriteti për Paqe dhe Kartës së Adriatikut", thuhet në njoftimin nga Zyra e Presidentes.

Qeveria e Kosovës një ditë më parë, ka themeluar Grupin ndërinstitucional për integrimin e Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike, NATO.

Objektivat kryesore të këtij grupi do të jenë avancimi i procesit të integrimit në NATO, përfshirja sa më e shpejtë e Kosovës në Partneritetin për paqe, anëtarësimi në Kartën e Adriatikut A 5, fuqizimi i pranisë së Kosovës në mekanizmat tjerë dhe intensifikimi i bashkëpunimit me aleatët strategjik ndërkombëtar.


MË SHUME NGA Lajme