NDI: Zhvillimi i mëtutjeshëm i demokracisë i rëndësishëm
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim drejtoren e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Nancy Soderberg, gjatë takimit është biseduar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Institutit Demokratik Kombëtar, u theksua rëndësia e zhvillimit të mëtutjeshëm të demokracisë, me rritje të pjesëmarrjes së grave, rinisë, si dhe grupeve të margjinalizuara të shoqërisë.
“Krijimi i mundësive të barabarta është objektiv i Qeverisë, që të rritet përfshirja dhe pjesëmarrja aktive e grave, por edhe që gratë dhe vajzat të përfitojnë në mënyrë të barabartë nga zhvillimi”, ka thënë Kryeministri Kurti gjatë takimit.
Në këtë takim u bisedua edhe për bashkëpunimin e mëtejmë në përkrahjen e institucioneve dhe afrimin me qytetarët, nëpërmjet pjesëmarrjes së qytetarëve, transparencës dhe llogaridhënies, thuhet në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit./Përgatiti: V.Thaçi























