23:14 / 10.03.2022
Sevilla me fitore të rëndësishme ndaj West Ham
Ka mjaftuar një gol nga M. E. Haddadi (60’) për Sevillan që të bëjë një hap drejt çerekfinales së Europa League.
Klubi spanjoll ka fituar minimalisht kundër klubit anglez West Ham United.
Acuna ishte ai që i ndihmoi Haddadit për të ardhur tek goli.
Sevilla dhe West Ham luajnë ndeshjen e kthimit pas një jave.
Përgatiti: Uran Krasniqi























