Lallana i ngazëllyer me performancën e Diaz
BKT
Sport

Lallana i ngazëllyer me performancën e Diaz

Mesfushori i Brighton, Adam Lallana e pranon se është i impresionuar nga përforcimi i ri i Liverpool, Luis Diaz.

Ish-ylli i Portos që po luan sezonin e parë tek ‘The Reds’, është duke treguar performancë të lartë dhe tashmë ai është një nga lojtarët kryesor në skuadrën e Jurgen Klopp.

Ish-mesfushori i Liverpoolit, Lallana thotë se është i habitur nga ndikimi i menjëhershëm i Diaz në skuadrën e Liverpoolit.

“Unë ende nuk mund ta besoj se sa mirë është përshtatur Diaz, pasi ka qenë një lojtar i ri që i është bashkuar Liverpoolit, në një skuadër që është vështirë për tu përshtatur”, ka thënë Lallana për mediat angleze.

“Nuk e di se si e flet anglishten Diaz. Por ardhja e tij nga një vend tjetër në janar, dhe të luash siç po luan, është absolutisht fenomenale”.

“Isha në ‘Wembley’, për të parë se si ai luan, mendoj se ai ishte lojtari më i mirë dhe më dinamik i Liverpool-it”, theksoi Lallana. /RTKLive/