Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Shqipërisë
BKT
Lajme

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Shqipërisë

Komisioni për Legjislacion dhe Mandate i Kosovës dhe ai i Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshje.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës, Adnan Rrustemi dhe kryetarja e Komisionit për Çështjet Ligjore të Shqipërisë, Klotilda Bushka kanë nënshkruar sot në Prishtinë një marrëveshje bashkëpunimi për konsolidimin e sistemit të drejtësisë në të dyja shtetet.

Kryetari i këtij komisioni nga ana e Kosovës, Adnan Rrustemi, deklaroi se ky bashkëpunim do të intensifikohet edhe në fusha të tjera, ndërkaq kryetarja e Komisionit të Shqipërisë për çështje Ligjore, Klotilta Pushka, tha se me këtë marrëveshje i konkretizojnë të gjithë diskutimet që lidhin çështjen e marrëveshjeve në të dyja anët e kufirit.

"Sot për më pak se katër javë ne konkretizojmë gjithë diskutimet tona për bashkëpunim që lidhin çështjen e marrëveshjeve anë e mbanë kufirit”, tha Pushka.

Delegacioni i Shqipërisë ka takuar edhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili tha se po të mos ishte Shqipëria, nuk do të kishte pavarësinë as Kosova, prandaj sipas tij, ata janë që të krijojnë sa më shumë institucione të përbashkëta./N.Mekolli/

 


MË SHUME NGA Lajme