11:42 / 11.03.2022
Rama: Kemi fat që jemi në NATO, do të ishim kafshatë e lehtë për të gjithë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se nëse Shqipëria nuk do të ishte pjesë e NATO-s, do të ishte pre e lehtë për këdo, por tani askush nuk mund t`i bëjë gjë.
Gjatë një bashkëbisedimi në Facebook, ai tha se nuk mund të mos përfshihemi në krizë, pasi lufta na prek të gjithëve, sidomos në aspektin ekonomik, siç është ngritja e çmimit të energjisë.
Ai tha se në këto momente nuk duhet të themi se çfarë na duhet e çfarë jo, pasi të tjerët po vriten rrugëve dhe nuk dinë se a do të kenë më atdhe./RTKliv























