Edhe ‘Djajtë e Kuq’ pas Kamara-s
BKT
Sport

Edhe ‘Djajtë e Kuq’ pas Kamara-s

Klubi i madh anglez, Manchester United është në mesin e disa klubeve që janë të interesuara për mesfushorin e Marseilles, Boubacar Kamara.

Sipas mediave angleze, klubi nga ‘Old Traffordi’ ka hyrë në garë për Kamara-n.

Kamara po tregon formë mjaft të mirë me skuadrën franceze, duke ndezur interesimin e disa klubeve të Premier League-s.

Newcastel, Crystal Palace dhe West Ham janë skuadrat që synojnë të transferojnë 22-vjeçarin.

Por, tashmë në këtë garë kanë hyrë edhe ‘Djajtë e Kuq’. Madje, thuhet se krerët e Unitedit shumë shpejtë do të nisin negociatat me Marseillen për transferimin e Kamara-s në ‘Old Trafford”. /RTKLive/