Bordi i RTK-së bën thirrje për zgjedhjen e anëtarëve të GKP-së
BKT
Lajme

Bordi i RTK-së bën thirrje për zgjedhjen e anëtarëve të GKP-së

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës shpall thirrje të hapur për zgjedhjen e anëtarëve të Grupit Këshillues të Publikut.

Për zgjedhjen e anëtarëve të Grupit Këshillues të Publikut

- Tre (3) anëtarë nga komuniteti shqiptar;

-Një (1) anëtar nga komuniteti serb;

- Një (1) anëtar nga komunitetet e tjera joshumicë.

Detyrat, përgjegjësitë, si dhe kushtet e domosdoshme të cilat duhet të plotësohen nga ana e kandidatëve të cilët aplikojnë, janë të paraqitura në web-faqen e RTK-së, www.rtklive.com.

Dorëzimi i dokumentacionit tё kompletuar pёr aplikim për anëtarë të Grupit Këshillues të RTK-së mund të bëhet duke filluar nga data 04.03.2022 deri më 18.03.2022, deri në orën 16:00.

Aplikacionet duhet të dorëzohen përmes postës elektronike në e-mail adresën: [email protected]. Pyetjet rreth procedurave dhe kushteve për aplikim mund të parashtrohen përmes telefonit në: 038 242 273, mob: +38343843838 dhe përmes e-mailit të cekur më lart./RTKlive

https://www.rtklive.com/sq/docs/2022-03-04/243.pdf?fbclid=IwAR2xXypXTB-L6wG1U2sYSd6uQ00Ep1rig29_o3ksJoCJQOeUkQ_0_JPxFzA


MË SHUME NGA Lajme