Osmani takon Stoltenberg dhe Erdogan në Forumin Diplomatik në Antali
BKT
Lajme

Osmani takon Stoltenberg dhe Erdogan në Forumin Diplomatik në Antali

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Forumin Diplomatik në Antali të Turqisë.

Ajo ka publikuar disa fotografi nga ceremonia e hapjes, e cila ka nisur nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Gjatë ceremonisë, Osmani është takuar edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Mezi pres të takoj liderët tjerë botërorë për të ritheksuar domosdoshmërinë  e takimit për diplomaci. Dhe për të promovuar agjendën e fortë euroatlantike të Kosovës”, ka shkruar ajo në “Twitter”.

Presidentja Osmani dhe ministrja Gërvalla- Schwarz do të marrin pjesë në disa panele të këtij Forumi ku do të takohen me homologë nga disa vende të botës,

Forumi Diplomatik i Antalisë është takim i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe në të cilin marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë, opinionbërës dhe akademikë. Tema e këtij viti e Forumit të Diplomacisë së Antalisë është "Rikodimi i diplomacisë".

Ky Forum do t`i zhvillojë punimet prej 11 deri më 13 mars dhe do të marrin pjesë përfaqësues nga rreth 70 shtete.

Përgatiti: Emine Hoti


MË SHUME NGA Lajme