Basha: Rama tallet me qytetarët me paketa shpëtimi
BKT
Shqipëri

Basha: Rama tallet me qytetarët me paketa shpëtimi

Lulzim Basha ka reaguar për rritjen e çmimit të naftës dhe produkteve të shportës duke ironizuar paketën e Rezistencës Sociale.

"Ndërkohë që bën sikur ndihmon, qeveria po programon më shumë taksa. Edi Rama vazhdon të tallet me qytetarët me gjoja paketa shpëtimi. Është e njëjta skemë siç bëri në kohën e pandemisë, ku shumica dërmuese e shqiptarëve u zhyten në mjerim.

Qeveria ka parashikuar të shpërndajë lëmoshë tek grupe të kufizuara, që po mbijetojnë, kur në fakt rritja e çmimeve prek të gjitha shtresat dhe do të zhysë në varfëri qindra mijëra familje", ka thënë Basha.

Sipas të cilit, zgjidhje ka edhe për këtë. "Ia kemi propozuar kohë më parë ku i kërkuam të marrë masa. Sepse shqiptarët janë aq të varfër sa nuk i përballojnë dot kostot shtesë për të përmbushur nevojat bazë. Mjafton të shohësh vendet fqinje për të kuptuar se ka zgjidhje që ndihmojnë të gjithë qytetarët", ka thënë Basha.


MË SHUME NGA Shqipëri