Asnjë i vdekur dhe 18 raste të reja me Covid-19
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se gjatë 24 orëve nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga Covid-19.
Nga 812 testime, pozitiv me koronavirus kanë rezultuar 18 qytetarë.
Sot janë shëruar 54 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.096.
Njoftimi i plotë:
- Në 24 orët e fundit janë dhënë 45 doza të vaksinës kundër COVID-19.
- Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.817.741 doza të vaksinës.
- Deri më sot 818.361 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
- Deri më sot janë dhënë 98.637 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
- Nga 812 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
- Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar anjë rast i vdekjes.
- Sot janë shëruar 54 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.096.
- Në total numri i rasteve aktive është 637./P.Gashi/























