Në kërkim ndërkombëtar, arrestohen 2 vëllezërit shqiptarë në Spanjë
BKT
Shqipëri

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohen 2 vëllezërit shqiptarë në Spanjë

Dy vëllezër, të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Spanjë.

Arrestimi i tyre është bërë pas finalizimit të operacionit të koduar “Valencia” nga Fast Albania në bashkëpunim me Fast Spain dhe me Interpolin, raporton abcnews.

Në kuadër të operacionit, në qytetin Valencia të Spanjës, bazuar në informacionet e dhëna nga Fast Albania, u bë e mundur kapja, nga Fast Spain, e dy vëllezërve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Enkel e Morel Kertalli.

Sipas policisë, për të dy vëllezërit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”, e mbetur në tentativë dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake”./S.Kelmendi


MË SHUME NGA Shqipëri