26 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
BKT
Shqipëri

26 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në përditësimin e situatës së 24 orëve të fundit të pandemisë njoftoi se janë kryer 577 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 26 qytetarë.

Të infektuarit rezultuan në këto bashki: 8 në Tiranë, 6 në Fier, 5 në Gjirokastër, 1 në Kukës, Mirditë, Kavajë, Vlorë, Selenicë, Delvinë, Skrapar.

Janë 793 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 4 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV-2 pozitiv.

“Janë shëruar 52 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,411 që nga fillimi i epidemisë”, njoftoi MSHMS.

Statistika (14 mars 2022)
Raste të reja ditore                  26
Të shëruar në 24 orë                52
Të shtruar në spitale                 45
Humbje jete në 24 orë                0
Testime ditore                        577

Testime totale                1,760,936
Raste pozitive                   272,689
Raste të shëruara              268,411
Raste aktive                            793
Humbje jete                         3,485

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              269
Fier                 177
Shkodër           77
Vlorë                62
Kukës               57
Lezhë               32
Gjirokastër        26
Durrës              24
Korçë                24
Elbasan             22
Berat                 20
Dibër                  3 /atsh


MË SHUME NGA Shqipëri