Tabaku: Taksat mbi naftën po rrisin çmimet
BKT
Shqipëri

Tabaku: Taksat mbi naftën po rrisin çmimet

Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar sot lidhur me Paketën e Rezistencës Sociale duke theksuar se masat e ofruar nga qeveria është qesharake dhe jashtë nevojave të qytetarëve.

Në një reagim, Tabaku thekson se çmimi i naftës është më shumë se në vende të tjera në raport me koston e karburantit ndaj të ardhurave.

“Raporti çmimi naftës për një serbator të mbushur në raport me të ardhurat. Vendi me të ardhurat më të ulëta në rajon, ku 40% e të ardhurave shkon për ushqimet dhe ujin, ku 25% shkojnë për karburant”, shprehet Tabaku.

Ai shton se “nuk është turp sot protesta për çmimet e naftës, monopolit të saj dhe taksave. Paketa e ofruar është qesharake dhe jashtë nevojave të qytetarëve”.

“Taksat mbi naftën dhe oligopoli mbi naftën po rrisin çmimet më shumë se sa në çdo vend tjetër. Reagimi qytetarëve është korrekt përballë arrogancës së korruptuarve”, deklaroi deputetja e PD-së./atsh


MË SHUME NGA Shqipëri