11:00 / 15.03.2022
KPK konfirmon në detyrë prokurorin Arian Xhaferraj
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar sot në detyrë prokurorin pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Arian Xhaferraj.
Trupa Gjykuese e përbërë nga Suela Zhegu, Etleda Çiftja, Alma Faskaj pasi analizoi provat dhe fakte, vendosi konfirmimin në detyrë të prokurorit Arian Xhaferraj.
Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Arian Xhaferraj iu nënshtrua vettingut për tre kriteret e vlerësimit, ligjshmërinë e pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional me 11 mars 2022, sot KPK e konfirmoi në detyrë.
Arian Xhaferraj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore. Prej vitit 2015, ai e ushtron funksionin e prokurorit pranë Prokurorisë së Rrethit Vlorë./atsh























