11:04 / 15.03.2022
Rama: 500 milionë lekë kompensim për rritjen e çmimit të transportit publik
Mbështetja e qytetarëve që përdorin linjat urbane dhe interurbane është masa e katërt e “Paketës së Rezistencës Sociale”, për përballimin e situatës së rritjes së çmimeve nga lufta në Ukrainë.
Kryeministri Edi Rama kujtoi sot se qeveria do të mbështesë të gjithë shqiptarët që përdorin linjat urbane, qytetase dhe ndërqytetase, duke derdhur menjëherë 500 milionë lekë ose 5 milionë dollarë, për të paguar diferencën e çmimit të biletës, në mënyrë që asnjë udhëtar të mos preket nga ndryshimi i çmimit.
Rritja e çmimit të karburanteve si pasojë e luftës në Ukrainë është reflektuar edhe në tregun shqiptar, duke paralajmëruar rritje të kostove për shërbimet.
























