22 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
BKT
Lajme

22 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 907 testime, 22 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Ndërsa, në 24 orët e fundit janë dhënë 356 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Po ashtu, nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.818.098 doza të vaksinës, kurse deri më sot 818.561 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 98.717 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar anjë rast i vdekjes.

Raportohet se sot janë shëruar 62 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.158.

Kurse, në total numri i rasteve aktive është 633.


MË SHUME NGA Lajme